Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Do marrim masa

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e sotme, ku avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Vlorës.
Në reagimin zyrtar shkruhet se Dhoma e Avokatisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit, duke shtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin.
Reagim i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë:
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dënon incidentin e dhunës në të cilin është përfshirë avokati Redi Llanaj, anëtar i Dhomës së Avokatise, Vlorë në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë distancohet nga kjo ngjarje duke e vlerësuar atë të papërshtatshme dhe të pahijshme për figurën e Avokatit. Në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje që ky incident ka ndodhur në ditën e bojkotit të vendosur nga DHASH, pikërisht për të ndalur fenomenin e dhunës ndaj funksionarëve dhe punonjësve në sistemin e drejtësisë, nëpërmjet ngjarjes së Gjyqtarit Astrit Kalaja.
DHASH njofton të gjithë avokatët dhe opinionin publik se po e ndjek me shqetësim dhe seriozitet këte ngjarje dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar rastin e këtij avokati. Në të njëjtën kohë, inkurajojmë institucionet përkatëse të hetojnë dhe të zbardhin këtë incident të shëmtuar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
