Banorët të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, ekipet e shpëtimit ‘ngecin’ në Qafën e Markofçes
4 October 2025, 11:24 / AKTUALITET

Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.
Aktualisht ekipet kanë arritur deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.
Rreth orës 07:30 ësht bërë i mundur kontakti me Arbër Sokolaj, i cili ka konfirmuar se gjendja e familjarëve të tij, të bllokuar nga dëbora, është e mirë dhe pa probleme shëndetësore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

