Bleu me kartëmonedha të falsifikuara, procedohet penalisht 26-vjeçari nga Fieri

8 Dhjetor 2024, 16:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bleu me kartëmonedha të falsifikuara, procedohet penalisht

Një 26-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer blerje me kartëmonedha euro, të falsifikuara. Hetimi ndaj tij, sipas policisë, nisi pas denoncimit të bërë nga administratori i një subjekti privat në qytetin bregdetar.

Në njoftimin e policisë thuhet se, veprimet u kryen nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ndërsa është bërë referimi në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ndaj shtetasit M. K., 26 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. Z., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Vijojnë hetimet ndaj këtyre dy shtetase, deri në zbardhjen e protë të rrethanave.