Breshër dhe erë e fortë, stuhia e pazakontë “mbërthen” Belshin
20 Qershor 2025, 16:09 / AKTUALITET
Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë pak pas mesditës së kësaj të premteje, në zonën e Belshit dhe e Dumresë.
Raportohet se kjo situatë e motit dhe era e fortë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Mësohet se për shkak të stuhisë, rrugët kryesore në këtë zonë janë thuajse të paralizuara.
Kjo pasi reshjet e dendura kanë krijuar pamundësi në qarkullim dhe prurjet e ujit kanë qenë të mëdha. Autoritetet kanë kërkuar shmangien lëvizjeve të panevojshme deri në qetësimin e kushteve atmosferike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
