Burri vret me thikë partneren shqiptare në Zvicër, ishte nënë e 4 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një shqiptare ka humbur jetën tragjikisht.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 37-vjeçarja e cila është gjetur e vdekur brenda banesës së saj, dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.
Bashkëshorti i gruas, 42-vjeçari nga Kosova është paraqitur në stacionin e policisë duke pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.
Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.
Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Ndërkohë, mësohet se 37-vjeçarja ishte nënë e katër fëmijëve.
-
-
Zbuloni ushqimet më të mira që heqin mërzitjen
28 Maj, 17:38
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


