DEA amerikane zyrë në Tiranë/ Ish-prokurori: Shqipëria është kthyer në problem global për trafikun e drogës

Në Tiranë pritet që të hapet një zyrë e DEA-s, e cila do të punojë më së tepërmi në drejtim të luftimit të trafikut të drograve të forta.
Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se kjo tregon se edhe vendi ynë është kthyer në një problem për trafikun e drogës, kryesisht të kokainës. Ai tha se shteti shqiptar nuk e kontrollon dot këtë trafik kokaine, ndaj dhe do të vihet në punë DEA amerikane.
Eugen Beci: Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj kokainës. DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave.
Nëse DEA më parë ka pasur zyrë në Athinë, tani do kemi dhe këtu. Trafiku i kokainës ka në vendin tonë qendrën e organizimit të ‘ushtarëve’ të organizatave kriminale, ka qendër të organizimit të pastrimit të veprave penale. Organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
