Deklaratat e Gledis Nanos/ Operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua? Përgjigjet AMP

22 Shtator 2022, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Deklaratat e Gledis Nanos/ Operacioni “Plumbi i Artë” u

"Nuk ka pasur punonjës policie të përfshirë në dekonspirim e mundshëm të operacionit “Plumbi i Artë” ku u vunë në pranga 18 persona nga 32 urdhër arreste në total". Kështu është shprehur për mediat Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një hetimi në lidhje me deklaratat e ish-kryepolicit Gledis Nano për dekonspirim të operacionit “Plumbi i Artë”.

 “Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’”, thuhet në reagimin e AMP për Euroneës Albania.

Operacioni “Plumbi i Artë” u finalizua më 17 Maj të këtij viti pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prangave u shpëtuan emra të njohur si Suel Çela apo edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht.

Ish drejtori i policisë së Shtetit Gledis Nano tha në një intervistë për median franceze se operacioni ishte dekonspiruar dhe 14 persona arritën të arratiseshin.

 

Po ndodh...