Dekonspiruan operacionet e SPAK?!/ Deputeti zbulon sekretin: Pajisja e instaluar në AKEP nxorri zbuluar të infiltruarit e BKH pranë krimit

23 October 2025, 22:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dekonspiruan operacionet e SPAK?!/ Deputeti zbulon sekretin: Pajisja e instaluar

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar publikisht se një pajisje përgjuese është instaluar në Shqipëri. Bëhet fjalë për një DPI, e cila fillimisht u përdor për të bllokuar përdorimin e Tik-Tok, e më pas u vendos në zyrat e AKEP për të përgjuar task-forcën zgjedhore të ngritur nga SPAK për parlamentaret e 11 majit.

Në një lidhje live për emisionin ‘Opinion’, Korreshi nuk mund të përcaktojë se në duart e kujt është kjo pajisje ndërsa tregon se DPI merr akses në çdo telefon në Shqipëri nëpërmjet lidhjeve me internet, Wifi apo kompani private telefonike.

Dyshimet janë se kjo pajisje ka dekonspiruar operacionet e SPAK si dhe agjentët e infiltruar të BKH-së pranë grupeve kriminale.

Për këtë ngjarje shqetësuese, Korreshi ka pyetur dhe kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit vjetor në komisionin e Drejtësisë, i cili është përgjigjur shkurt se nuk ka informacion për diçka të tillë dhe se nuk do që ta komentojë më tej.

Pjesë nga emisioni i Opinion:

Blendi Fevziu: Korreshi nga ishte ky informacion, nga e more?

Saimir Korreshi: Po tregova burimin nuk marr dot informacione të tjera.

Blendi Fevziu: A jo burimin mos ma thuaj, po ma sill pak rrotull.

Saimir Korreshi: Pjesë e gazetarisë është, por më impresionoi me thënë të drejtën ajo se çfarë më shkruan, kështu që drejtova atë pyetje.

Blendi Fevziu: Për çfarë bëhet fjalë?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcën e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.

Blendi Fevziu: Kush e operonte pajisjen?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?

Saimir Korreshi: Tamam tamam këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyhet tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuar çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, ëi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.

Blendi Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?

Saimir Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin. Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK.

 

Po ndodh...

ide