Del raporti/ Zjarrfikset e bashkive në Shqipëri, prodhim i viteve `60!

23 Qershor 2022, 12:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Del raporti/ Zjarrfikset e bashkive në Shqipëri, prodhim i viteve `60!

Në një raport të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka marrë në analizë “Mbrojtjen Civile” në Republikën e Shqipërisë. Duke shqyrtuar kapacitetin njerëzor dhe teknik për t’ju përgjigjur nevojave, rezulton që edhe pse shumica e bashkive kanë zjarrfikëse dhe në gjendje pune. disa prej tyre janë tejet të vjetërsuara. Mjetet në disa raste rezultojnë të viteve ’60. Ndërkohë është sjellë në vëmendje edhe mungesa e helikopterëve.

“Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme” vlerëson KLSH.

Po kështu, thuhet se gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Konkretisht Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjencat civile (zjarret), ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitetet e Paralajmërimit të hershëm.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128