Delvinë/ 44-vjeçari u dëmtua në biznesin e tij, procedohet pronari

Një 65-vjeçar është proceduar nga policia pasi te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia, duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P 44 vjeç, i punësuar prej tij.
Ndërkohë raportohet se 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit M. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 03.07.2025, te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia, duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij. 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


