Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau gruan greke nga xhelozia

5 Nëntor 2025, 16:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau gruan

Gjykata e Përzier e Krimeve të Rënda në Selanik ka dënuar me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar, i cili në dhjetor të vitit 2024 vrau me thikë bashkëshorten e tij greke 60-vjeçare, pas një konflikti të rëndë me motive xhelozie.

Përveç dënimit të përjetshëm, gjykata i shtoi edhe 12 vite burgim për tentativën e vrasjes së djalit të viktimës, i cili u përpoq të mbronte nënën gjatë sulmit dhe mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në zonën Angelochori të Selanikut, ku autori, nën ndikimin e alkoolit, sulmoi gruan e tij duke e goditur disa herë me thikë. Ai e akuzonte për tradhti bashkëshortore dhe marrëdhënie incestuale me djalin e saj 30-vjeçar.

Sipas mediave greke, në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin edhe vajza e autorit dhe djali tjetër i gruas, të cilët dëshmuan se çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme.

Djali i viktimës, që mbeti gjallë, tregoi para gjykatës:

“Nëna ime e nxori nga shtëpia disa ditë më parë për shkak të dyshimeve që kishte. Ai erdhi atë mëngjes, piu kafe dhe i tha: ‘Ke lidhje me djalin tënd’. Pastaj e goditi disa herë me thikë.”

Në kërkimfaljen e tij, 47-vjeçari pranoi krimin, duke thënë se ishte në gjendje të paqëndrueshme mendore dhe se nuk kishte shkuar për ta vrarë, por për të parë vajzën e tij.

 

Po ndodh...

ide