“Deputeti mban përgjegjësi”/ Ish-kryeprokurorja për ngjarjen në Lushnjë: Ngrihen dyshime për…

Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur rreth shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Lushnjës ditën e premte.
Imeraj u shpreh se për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera nga autoritetet përkatëse.
Sipas saj duke parë të dhënat e prokurorisë që tregojnë se leja është marrë nga vetë deputeti Bujar Çela ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur.
Ajo shtoi se Çela mban përgjegjësi në rangun moral, por me aq sa paraqitet nga dokumentacioni ai mund të mbahet përgjegjës edhe në rangun formal.
“Ne nuk mund të gjykojmë çfarë do të ndodhte nëse personi në fjalë nuk do ishte deputet. Prokuroria dhe policia kanë detyrën të kryejnë veprimet hetimore. Për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera. Duhet parë kush e ka marrë lejen e ndërtimit, kush e ka dhënë, etj.
Duke parë të dhënat e prokurorisë ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur. Në rastin konkret kemi dy viktima dhe disa të plagosur, në rangun moral mban përgjegjësi, por me aq sa duket nga dokumentacioni nuk besoj se do shpëtojë pa përgjegjësi në rangun formal deputeti socialist Bujar Çela”, u shpreh ajo.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

