Dështon atentanti në Shkodër, drejtoresha  e Shëndetit Publik ishte shënjestra

28 Qershor 2022, 19:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dështon atentanti në Shkodër, drejtoresha  e Shëndetit
 Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.

Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse.

Policia njoftoi se rreth orës 16:00 u njoftuan për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”

Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë

Gjithashtu është mësuar se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.

Deri më tani nuk janë bërë akoma të qarta arsyet se pse kjo lëndë plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të Kukës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.’

Po ndodh...