Detaje/ Dhunimi i avokatit të Sali Berishës i planifikuar, autorët e mbanin në vëzhgim prej disa ditësh! Sokol Mëngjesi, me hemorragji dhe dëmtime në kokë

29 Maj 2024, 11:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ Dhunimi i avokatit të Sali Berishës i planifikuar,

Dhunimi i avokatit të Sali Berishës duket se ka qenë një ngjarje e planifikuar. Mësohet se autorët e ndiqnin prej disa ditësh Sokol Mëngjesin, i cili u dhunua sapo kishte lënë fëmijën në zonën e ish-Bllokut, intinerar që e kryente çdo mëngjes.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, i kanë bërë pritë avokatit dhe e kanë dhunuar, moment i cili është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë.

Avokati ndodhet në spital për shkak të goditjeve me grushte e sende të forta. Mësohet se ai ka dëmtime dhe hemorragji në kokë.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencë.

Konkretisht, avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet për çështje pronësie.

 

Po ndodh...