Detaje-Megaoperacioni i RENEA-s në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash, armë dhe drogë

17 Janar 2025, 12:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje-Megaoperacioni i RENEA-s në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona,

Ditën e sotme Policia e Korçës, RENEA, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec në banesën e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi.

Mësohet se nga kontrollet janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë Euro dhe lëndë narkotike.

Nga operacioni 14 persona janë shoqëruar në komisariat.

RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij. Erjon Llapushi, akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë.

Kush është Erjon Llapushi?

Erjon Llapushi, 34 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai akuzohet se më 2 tetor 2021 në një lokal në Elbasan vrau kamarierin Gazment Kurmaku.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty

Pas debatit Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128