
Detaje të reja nga aksidenti në Gjirokastër, zbulohen identitetet e viktimave

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi sot rreth orës 14:00 në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, pranë Liqenit të Viroit.
Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i ushtrisë me targa të FA, janë përplasur, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi (drejtues i mjetit), ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria (pasagjer).
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit të ushtrisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se mjeti i ushtrisë ishte duke transportuar materiale të arkivit të Gjirokastrës, në momentin që është aksidentuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe dy autoambulanca me personel mjekësor. Zjarrfikësit kanë fikur zjarrin që kishte shpërthyer si pasojë e përplasjes.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështira në rrugë dhe pakujdesia në drejtimin e mjetit.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128