Detaje të reja nga vrasja në Bulqizë/ Kushërinjtë kishin dalë për gjueti, dyshohet se autori e ngatërroi me kafshë të egër

16 Janar 2025, 15:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja nga vrasja në Bulqizë/ Kushërinjtë

Dy kushërinjtë Flamur dhe Vasil Kamberi mësohet se ditën e sotme kishin dalë për gjueti, por është kthyer në një tragjedi për dy kushërinjtë.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari ka qëlluar në drejtim të kushëririt me çifte pasi dyshohet se e ka ngatërruar me kafshë të egër. Mësohet se në momentin e të shtënave dy kushërinjtë kanë qenë në pozicione të ndryshme, ndaj janë ngritur dyshimet për një vrasje aksidentale.

Ndërkohë policia ende nuk ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ishte aksidentale apo e qëllimtë.

Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh. 36-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, ishte kryetar fshati.

Si pasojë e plagëve të marra, Vasil Kamberi ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar është kushëriri i tij, 34 vjeçari Flamur Kamberi, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128