Detajet/ Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë – Durrës, dy vëllezërve me motor u preu rrugën një automjet

3 Tetor 2022, 09:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet/ Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë

Në autostradën Tiranë-Durrës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku është marrë peng një person. Mësohet se në mes të rrugës një makinë e zezë i ka dalë para një motori tip “Piaggo”, ku udhëtonte Indrit Beqiraj dhe Gentian Beqiraj.

Personat në makinë i kanë dhunuar dy personat që ishin në motor dhe më pas e kanë marrë peng Indrit Beqiraj, i cili thuhet se ka qenë i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në 2013.-ën.

Por nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës, kanë dalë disa detaje të reja. Mësohet se rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqiraj në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë personi dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë. 

 

Po ndodh...