Detajet/ Sherr me thika mes djalit dhe babait, përfundojnë në spital

Një sherr në familje mes djalit dhe babait ka çuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen e dy protagonistëve. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ndërsa të përfshirë në konflikt ishin B.P 69 vjeç dhe djali i tij 39-vjeçar, N.P.
Ky i fundit është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas ishte babai i tij, që është shoqëruar po në spital me dëmtime në fytyrë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


