Dhunoi shefin e Financës, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Ja kush e zëvendëson

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën espitalit të Dibrës, 44-vjeçaren Irini Shehu.
Ky vendim është marrë pas skandalit të regjistruar dy ditë më parë, ku ajo goditi me send të fortë shefin e FInancës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala.
Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje stafi dhe më pas debati ishte zhvendosur në zrën e shefit të Financës, ku i kishte shkuar e nervozuar drejtoresha e spitalit. Gjatë përplasjes verbale, Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë Shaban Uklalën duke i shkaktuar demtime.
Ky i fundit ka pësuar të çara në fytyrë dhe është qepur, teksa në orën 12:00 të mesditës, sipas vetë autoriteteve, ai ka shkoi dhe bëri denoncimin në Polici.
Por, kjo e fundit reagoi në orën 22:30, vetëm pas publikimit të lajmit në media, ku u raportua se 37-vjeçarit nuk i ishte pranuar denoncimi për shkak të mbështetjes që ka Irini Shehu nga Belinda Balluku dhe biznesmenë të tjerë.
Gjithsesi, drejtoresha e spitalit të Dibrës “ia hodhi” vetëm me një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Burime bëjnë me dije se në postin e drejtorit të Spitalit Rajona Dibër, pas shkarkimit të Irini Shehut është emëruar Astrit Ademi.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
Irani sot: Kriza e një shteti ideologjik dhe fundi i frikës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


