Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e vogël, parandalohet ngjarja kriminale në familje

12 September 2025, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunonte bashkëshorten dhe vajzën e vogël, parandalohet ngjarja

Policia e Krujës parandaloi një ngjarje kriminale në familje, ndërsa arrestoi një 44-vjeçar së bashku me djalin e tij që ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u vunë në pranga shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir).

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.

 

Po ndodh...