“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë”/ Protestat vijojnë edhe në Europë, shqiptarët mblidhen sërish në Vjenë kundër qeverisë

Paralelisht me protestën e 22-të radhazi që pritet të nisë pas pak orësh në Tiranë, revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka gjetur mbështetje edhe në kryeqytetin e Austrisë. Shqiptarët që jetojnë në Vjenë janë organizuar në një tubim për të bashkuar zërin me protestuesit në atdhe.
Emanuela Zaimi, një nga shqiptaret e pranishme në këtë tubim, foli në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ku theksoi se kauza e tyre është e përbashkët me atë të qytetarëve në Shqipëri.
“Ne jemi në mbështetje me popullin në Shqipëri, thirrjet tona janë të njëjta me të tyret,” u shpreh Zaimi live nga Vjena.
Ajo iu përgjigj edhe deklaratave dhe akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me prapavijën e këtyre tubimeve, duke sqaruar se lëvizja e diasporës është tërësisht e pastër dhe ka si qëllim të vetëm të ardhmen e vendit.
“Kryeministri vijon e merret për interesat e protestës, por Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje te vendit tonë absolutisht,” përfundoi Zaimi.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128