Digjen 40 hektare në liqenin e Prespës, ekspertet: Dëmi mund të jetë i parikuperueshëm
Rreth 40 hektarë me kallamishte dhe shkurre janë shkrumbuar plotësisht në liqenin e Prespës së Vogël. Kjo sipërfaqe toke, mbetur nga tharja e liqenit, ishte një habitat i rëndësishëm për shumë specie që jetonin dhe folezonin aty.
“Tejet shqetësuese e kanë cilësuar specialistët djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme që përshkon 40 hektarë më kallamishte në liqenin e Prespës së Vogël. Me keqardhje specialistët shpjegojnë se nga djegia masive që ndodhi vetëm pak ditë më parë gjallesat e braktisën zonën ndoshta për të mos u kthyer më”
Në këtë periudhë me temperatura të ulëta për zonën, gjasat që ky zjarr të jetë aksidental janë të pakta. Dyshimet janë se zjarri është vendosur nga vetë banorët të cilët kërkojnë të përfitojnë sipërfaqe toke bujqësore, por ekspertët thonë se përfitimi është i vogël në krahasim me shkatërrimin e parikuperueshëm të biodiversitetit.
“Pelikani karçurrel një nga shpendët më të njohur të kësaj zone ka ikur me djegien e kësaj sipërfaqe e po ashtu edhe shpendë të tjerë që njihen në zonë.”
“Liqeni i Prespës se Vogël është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zona ka potenciale të shumta turistike por me zhdukjen e liqenit ajo ka humbur shumë madje duke ju shtuar edhe këto ngjarje dëmet e shkaktuara janë të parikuperushme.”
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128