Digjet një furgon i parkuar në aksin Korçë-Maliq, çfarë dyshohet
30 March 2024, 16:00 / AKTUALITET

Një furgon është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec.
Policia njofton se furgoni ishte i parkuar dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
“Më datë 30.03.2024, rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale”,- njofton Policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
-
-
Zhduket i riu në Sarandë, i ati alarmon policinë
30 Mars, 15:23
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

