Digjet transformatori në Lanabregas/ Prej 9 orësh pa drita dhe ujë, banorët e Linzës për BalkanWeb: Ndodh çdo herë që ka stuhi!

30 Gusht 2025, 22:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Digjet transformatori në Lanabregas/ Prej 9 orësh pa drita dhe

Stuhia e cila përfshiu sot Shqipërinë, ka sjellë pasoja në disa zona.

Përveç përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe dëmeve nga stuhia e erës, probleme janë raportuar edhe me furnizimin me energji elektrike.
Disa zona në Durrës kanë raportuar problematika, ndërsa e njejta duket se ka ndodhur edhe në kryeqytet.

Banorët e zonës së Linzës kanë kontaktuar me redaksinë e BalkanWeb, duke u ankuar se prej 9 orësh janë pa energji elektrike. Kjo sjell rrjedhimisht edhe mungesën e furnizimit me ujë.

“Sa herë që ka stuhi dhe shi, ne banorët e zonës Linzë që jemi vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës mbetemi pa energji elektrike. Rrjedhimisht jemi edhe pa ujë. Na ka ndodhur të mbesim edhe 2 apo tre ditë pa energji elektrike dhe ujë, dhe kemi frikë se një rast i tillë mund përsëritet”, janë shprehur ata.

Ndërkohë të kontaktuar nga BalkanWeb, OSHEE ka reaguar duke bërë me dije se kjo ka ardhur si pasojë e djegies së transformatorit në nënstacionin HEC Lanabregas.

 

Po ndodh...