Dje festuan Shën Valentinin/ Ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani
15 Shkurt 2025, 16:47 / AKTUALITET

BalkanWeb ka siguruar fotot e çiftit i cili u përfshi në orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.
Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.
Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.
Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.
Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

