Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Policia e Shtetit ka rrethuar mëngjesin e kësaj të shtune godinën e televizionit News 24 në zonën e Shkozës, duke kërkuar lirimin e ambienteve.
Raportohet se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda. Gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Godina ku sot ndodhet News24 do të kthehet në një fabrikë armësh.
Në krye të kompanisë shtetërore KAYO, Edi Rama ka vendosur ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, i cili është duke udhëhequr edhe aksionin e sotëm.
Akti i sotëm mund të konsiderohet edhe si një sulm ndaj medias.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
