“Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga 45-vjeçari, i mituri: Më tha hajde se do të jap lekë

27 Janar 2025, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do më hiqte tutat, por…”/ U tentua të abuzohej nga

45-vjeçarin Aleks Ago nga fshati Poloskë e Devollit u arrestua nga Policia, pas denoncimit të një 15-vjeçari se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

I mituri është prononcuar për mediat, ku ka treguar se 45-vjeçari fillimisht i kishte ofruar lekë dhe më pas kishin së bashku në disa pemë qershie, ku i kishte kërkuar që të ulej në bar.

Sipas 15-vjeçarit, Aleks Ago ka tentuar që t’i ulte tutat, por ai nuk e ka lënë dhe është larguar. Sipas tij, ai e kishte takuar 45-vjeçarin vetëm 3 herë.

15-vjeçari : Në dyqani, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët. S’Kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bari. U ula pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq.

 

Po ndodh...