“Do të kenë rroga të mira”/ Ambasadori Bucci zbulon sa shqiptarë do punësohen në kampin e Gjadrit
Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banorët vendas pasi do të hapen vende pune brenda kësaj strukture. Bucci në një intervistë për mediat, shprehet se punonjësit pranë këtij kampi do të kenë rroga të mira dhe do të jetë njëlloj zinxhiri ku do të përfitojë e gjithë zona.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Duke qëndruar tek ky diskutim para se të shkojmë më tej. Sigurisht kjo qendër do të funksionojë për 5 vjet.
Fevziu: Sa italianë do të jenë këtu, e kam fjalën do të marrin shtëpi me qira, njerëzit që do të punojnë këtu, trajtimi ekonomik i tyre?
Bucci: Janë disa qindra sepse i gjithë personeli që do të menaxhojë kampin, pra policia, karabinierët, funksionarët drejtues të administratës, avokatë, gjykatës, mjekë, infermierë, personeli që do të menaxhojë burgun e vogël, kështu do të jenë disa qindra persona. Aktualisht, janë rreth 250 persona që janë personel fiks.
Fevziu: Që në fillim janë 250 vetë personel që janë personel fiks.
Bucci: Po, sepse kjo është një qendër që tashmë funksionon, ka filluar të punojë rreth 10 ditë më parë dhe është gati të mirëpresë emigrantët e ardhshëm.
Fevziu: Sa shqiptarë të themi do të punojnë këtu? Përsa do të keni nevojë?
Bucci: Flasim për qindra.
Fevziu: Me qindra që do të jenë vendas ?
Bucci: Do të jenë mbi të gjitha vendas të zonës, sepse e gjithë përgatitja e vakteve, flasim për mijëra vakte ushqimi çdo ditë dhe këto do të kryhen nga firma vendase që do të përgatisin vaktet. P.sh. edhe përsa i përket pastrimit të qendrës, transporti, ndërmjetësit, përkthyesit…do të jenë personel vendas.
Fevziu: Që do të thotë që kjo zonë këtu do të marr një zhvillim që nuk e priste.
Bucci: Do të ketë zhvillim të madh, sepse flasim për një periudhë 5-vjeçare dhe me dhjetëra miliona euro të shpenzuara nga Italia, pa marrë pastaj parasysh të gjitha aktivitetet e ndërlidhura, sepse kemi këtu për shembull një firmë nga Lezha prodhon vaktet ushqimore. Firma nga Lezha duhet të blejë mishin, peshkun, frutat, perimet… Pra, është firma vendase dhe të gjithë furnitorët të firmës vendase, pra vihet në lëvizje ….
Fevziu: Po, do të jetë njëlloj zinxhiri…
Bucci: Po një zinxhir shumë i gjerë që do të përfshijë të gjithë zonën.
Fevziu: Po njerëzit që do të punojnë këtu, a do të paguhen mirë?
Bucci: Po, do të kenë rroga të mira.
Fevziu: Dhe kjo është shumë e rëndësishme. T’i kthehemi sërish kampit tani sepse kjo është e sigurtë për njerëzit e zonës. Pashë xhenierët tuaj që punonin këtu me vendasit.
Bucci: Sigurisht, i ndihmojnë, sepse natyrisht këtu kemi shumë fqinj. Shumë banorë të Lezhës apo të zonës së Gjadrit dhe për ne është e rëndësishme të kemi edhe marrëdhënie të mira fqinjësie dhe u kemi dhënë një dorë këto muaj. Kush kishte nevojë për shembull për të gërrmuar një pus, kush kishte nevojë për një ndihmë të vogël, ne u jemi ofruar, pa u kursyer.
Fevziu: Është shumë interesante, sepse kur kam ardhur këtu, në Nëntor më duket, në fillim të Nëntorit, thuajse një vit më parë, njerëzit përreth bazës ushtarake të Gjadrit ishin disi të frikësuar nga ajo që po ndodhte, ndërsa tani i kam pyetur dhe janë mëse të kënaqur nga përfitimet ekonomike që do të kenë mbi të gjitha.
Bucci: Këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme, sepse këtu kemi gërrmuar dy puse për furnizimin me ujë. Uji që përdoret këtu, është ai që marrim nga nëntoka, pra nuk është nga jashtë. Kemi realizuar një lidhje të re të energjisë elektike, pasi kjo është një qendër që konsumon shumë energji, kështu që kemi bërë një investim të konsiderueshëm prej miliona eurosh për të fuqizuar rrjetin elektrik. Kemi realizuar sistemin e ujërave dhe kanalizimeve, duke zbatuar sigurisht legjislacionin italian. Ne nuk mund të ndërtojmë asgjë nëse nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128