“Do të marr hakun”/ Kërcënon babai i Sibela Abedinit: Altin Çoku të dënohet përjetësisht! Nëse del do e heq qafe

21 Shkurt 2024, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Do të marr hakun”/ Kërcënon babai i Sibela Abedinit:

Babai i Sibela Abedinit ka kërcënuar se do të bëjë vetëgjyqësi nëse Altin Çoku nuk dënohet nga drejtësia me burgim të përjetshëm.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të Hapur”, Artan Abedini deklaroi se do ta marrë hakun, duke shtuar se nëse 39-vjeçari del nga burgu do e heqë qafe së bashku me familjen e tij.

Do të ecim me kanun. Do të pres çfarë do të bëjë ligji, akuzohet për shumë gjëra dhe s’ka bërë asnjë ditë burg. Shteti të marrë masa, ose ta paguajë shumë shtrenjtë së bashku me familjen e tij. Të zbardhet e vërteta nëse vajza është vrarë apo është vetëhedhur. S’më ka dhënë asnjë shenjë që do merrte këtë veprim. Djali ka hedhur akuza se ka qenë një person në sheshpushimin e pallatit. Ai mendon se Sibela është vrarë. Nëse nuk bëhet drejtësi, unë si babë do të marr hakun 7 fish. Ai të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse del jashtë do e heq qafe së bashku me familjen e tij”, tha Artan Abedini.

Sibela Abedini u hodh nga tarraca e katit të 4-t në Kamëz mbërmjen e 10 shkurtit pas mesazheve shantazhuese nga Altin Çoku, i cili dyshohet se i publikoi foto intime në rrjetin social TikTok.