“Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi i grupit të Çopjave”/ Dëshmon Erion Alibej: Ditën e ekzekutimit ishte te palestra, ja rolet që kishin Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase

10 Qershor 2025, 15:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi i

Vazhdon dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO, i cili ndër të tjera ka dhënë detaje edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Alibej tha se personat e përfshirë në ekzekutimin e Ramazanit, donin ta vrisnin atë sepse ai ishte më aktivi që kishte grupi i Çopjave, bashkë me Bujar Çelën.

Alibej tha se vrasjen e Ramaznait e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase.

Ditën e ekzekutimit Hoxha kishte rolin e shoferit, ndërsa Skerdi Tase ishte ekzekutori. Gjatë kohës vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën.

Pjesë nga dëshmia e Erion Alibej

“Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën.

Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi.

Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor.

Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT.

Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës.

Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje.  Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.

Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin.

Nuk merrja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin.”

 

Po ndodh...