Drejtuesja e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn: SPAK të vijojë hetimet për politikanët e lartë pa dallim, jeni guximtarë!

E dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë të hetojë çështjet më sensitive korruptive, shkruan A2 CNN.
“I është bërë shumë rezistencë reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të pamasë. Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e neverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë”, tha ajo në ceremoninë e mbylljes së procesit të vetingut.
Por, sipas saj, vetingu nuk ka mbaruar. “SPAK duhet të vijojë të hetojë çështjet korruptive më sensitive, duke mbajtur përgjegjës ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre, pavarësisht politikës dhe favoritizmave”, tha ajo.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
