“Dritan Gjika, kriminel atipik, i ekspozuar për lidhjet politike”, Artan Hoxha: Ata që drejtojnë rrugët e kokainës nuk kanë pasaportë shqiptare

27 Maj 2025, 22:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Dritan Gjika, kriminel atipik, i ekspozuar për lidhjet

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Log.” ku i pyetur për zhvillimin më të fundit, kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se Gjika është një kriminel shqiptar atipik që merret me narkotrafik por ai nuk është bosi i mafies në Ekuador. Por sipas tij, jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës.

Artan Hoxha: Dritan Gjika, shkodrani e ka nofkën, është një kriminel shqiptar atipik. Është marrë me narkotrafik. Jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës. Ata që janë gjatë në lojë, nuk e ngatërrojnë biznesin. Kur del ai i çmenduri në Venezuelë, dhe thotë se po na prish zgjedhjet mafia shqiptare. Ky njeri është ekspozuar për lidhje politike që pati. Nuk është bosi i mafies. Kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet. Gjika u fuqizua sidomos kur erdhi presidenti nga e djathta politike e  Ekuadorit  që ishte Ceo i bankës. Jo cdo shqiptar në Venezuelë është trafikant.

Ata që drejtojnë rrugët e kokainës nuk kanë pasaportë shqiptare. Ky personi për shkak të lidhjeve pati akses, por presidenti aktual që është sot në Venezuelë, është betuar se do të godasë komunitetin shqiptar.

 

Po ndodh...

ide