Dumani mbyll mandatin në Dhjetor, KLP cakton datën, ja kur çelet gara për drejtuesin e ri të SPAK

15 Shtator 2025, 16:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dumani mbyll mandatin në Dhjetor, KLP cakton datën, ja kur

Kreu aktual i SPAK, Altin Dumani, po shkon drejt përfundimit të mandatit të tij i cili mbyllet në fund të muajit dhjetor..

KLP ka caktuar datën se kur çelet gara për drejtuesin e ri.

Dita/Data: E Mërkurë, 17.09.2025

Ora: 10.00

Kohëzgjatja: 90 minuta

Thirrur nga: Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit: Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Po ndodh...

ide