
Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake

Një zjarr ka rënë në një pallat këtë të diel lagjen nr. 7 të Durrësit. Report Tv sjell pamje nga vendngjarja ku janë forcat zjarrfikëse dhe një autoambulancë.
Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati te vendi që njihet si Çezma e Ferrës. Shkak i flakëve të zjarrin ishin pajisjet elektrike, thuhet paraprakisht për gazetarin Artur Korriku, teksa flakët u fikën pas një reagimi të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse.
Në banesë kanë qenë dy të moshuara.Njëra ka mundur të dalë vetë nga banesa kurse tjetra me ndihmën e zjarrfikseve, teksa raportohet se nuk ka persona të dëmtuar.
E moshuara dhe një banor i një kati më lart janë dërguar në spital por nuk paraqesin probleme për shëndetin. Më tepër ka qenë krizë paniku. Orenditë brenda banesës dhe sendet shtëpiake janë djegur.
Grupi hetimor do hetojë për shkaqet e zjarrit më hollësisht.
-
-
Me 11 kg kokainë në bagazh, arrestohet shqiptari në Itali
26 Janar, 17:11 -
-
A ju kujtohet “radha jonë” e qumështit?
26 Janar, 16:50 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128