Durrësi nën ujë/ Vijojnë reshjet e shiut, rrugët e përmbyura nga uji, mjetet largohen me karrotrec

29 Janar 2025, 17:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Durrësi nën ujë/ Vijojnë reshjet e shiut, rrugët e

Reshjet e dendura të shiut vijojnë në Durrës, ndërsa kanë përmbytur rrugët e qytetit dhe banesa.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qytetarët kanë vendosur në këmbë qese plastike për të kaluar rrugët, ndërsa i vështirë është bërë edhe qarkullimi i mjeteve.

Ndërkohë, disa mjete shihen që largohen nga rrugët e përmbytura nga karrotreci.

Autoriteti Portual në Durrës ka bërë me dije se për shkak të motit të keq, peshkimi është bllokuar. Ndërsa anijet me mallra rinfuzo (të hapura, si grurë, çimento etj) kanë mbyllur hambarët. Sakaq, puna po vijon normalisht për tragetet e udhëtarëve. 

'Aktiviteti portual ka pësuar ndëprerje të herë pas hershme si rrjedhojë e kushteve të vështira të motit, ndërkohë që lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht. Flota e peshkimit aktualisht ndodhet e akostuar deri në përmirësimin e kushteve të motit. 

Nga ana jonë janë marë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodhen në port dhe po koordinohemi me institucionet detare për ecurinë e operacioneve portuale apo efikasitetin e shërbimeve portuale.', njofton Autoritetit Portual në Durrës.

 

Po ndodh...