Dy mijë euro për të legalizuar shtëpinë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës së Fierit

30 Korrik 2025, 15:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy mijë euro për të legalizuar shtëpinë, dënohet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me një total prej katër vitesh burg tre persona të përfshirë në një rast korrupsioni, ku ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë akuzoheshin për ryshfet prej dy mijë eurosh në procesin e legalizimit të një banese.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe paraqitjes së pretencave nga SPAK, kryesuesja e trupës gjykuese, Fjorela Davidhi, shpalli fajtorë tre të pandehurit.

Ish-punonjësi i Kadastrës, Endri Ngresi, u dënua me tre vite burg dhe përjashtim nga çdo funksion publik për pesë vitet e ardhshme. Ardjan Kumaraku mori një dënim me një vit burg, ndërsa për të pandehurën Afërdita Vidhi nuk u dha dënim, ndonëse u shpall fajtore.

Në janar, Prokuroria e Posaçme dorëzoi dosjen në GJKKO, ku Ngresi akuzohej për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Kumaraku dhe Vidhi dyshohet se i dhanë ryshfetin me qëllim legalizimin dhe pajisjen me dokumentet përkatëse të një banese.

Po ndodh...