Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron kontrolle te ish avokati Pëllumb Petriti dhe Redi Struga

1 June 2026, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit.

Gazetarja Klodian Lala raporton se një prej tyre është Pëllumb Petriti ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të Artur Shehut. Po ashtu kontrolle janë zhvilluar edhe te Redi Struga.

SPAK po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, një zonë që ka marrë vëmendje të madhe publike pas miratimit të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz.

Projekti është lidhur me investitorin amerikan Jared Kushner, dhëndër i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

 

Po ndodh...

ide