Dyshohet se shiste mallra kontrabandë, pranga 61-vjeçarit në Sarandë

6 Janar 2025, 16:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet se shiste mallra kontrabandë, pranga 61-vjeçarit në

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi është kapur në flagrancë duke shitur celularë dhe aksesorë të dyshuar të kontrabanduar.

Policia njofton është arrestuar B. Ç., 61 vjeç, banues në Finiq, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

61-vjeçari sipas Policisë u kap në lagjen nr. 2, Sarandë, duke shitur celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 134 aparate celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128