“E gjetëm të plagosur në oborr”/ Njëri prej tyre plagosi shokun me pistoletë, si tentuan ta fshinin ngjarjen të rinjtë

Detaje tronditëse zbardhen nga ngjarja në Tiranë, ku i plagosur mbeti aksidentalisht një 17-vjeçar. Katër të rinjtë ndodheshin në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj. Mësohet se ata ishin duke konsumuar alkool dhe në një moment 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ja treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17-vjeçar.
Ky i fundit mori një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr pasi shtëpia është private dhe kanë njoftuar ambulancën. Fillimisht ata kanë pohuar se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por teksa janë marrë sërish në pyetje kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa 19-vjeçari Sylaj po u tregonte pistoletën.
Sipas burimeve, arma e zjarrit ishte e 19-vjeçarit Rigers Sylaj. Mësohet se ai është djali i një ushtaraku. Në përfundim të veprimeve hetimore 19-vjeçari u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ndërsa dy shokët e tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128