E rëndë në Dibër/ Shantazhonin të miturën me video në rrjetet sociale, arrestohen burrë e grua dhe një 17-vjeçare. EMRAT

31 Tetor 2024, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Dibër/ Shantazhonin të miturën me video

Policia e Dibrës njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Blackmail”, u arrestuan shtetasit Indrit Mema, Seula Mema dhe një 17-vjeçare.

Tre të ndaluarit akuzohen për shantazhimin e një 17-vjeçareje, për dhënie parash, në këmbim të mospublikimit të videove dhe fotove personale në rrjete sociale. 

Njoftimi i Policisë Dibër

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  operacioni policor i koduar "Blackmail", ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve (burrë e grua) dhe një 17-vjeçare,  të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale. 

Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë. 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat,  në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Blackmail", ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social "Instagram", dhe shtantazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht   se tre shtetasit e arrestuar,  kanë përfituar nga 17-vjeçarja,  shumën e parave prej 15.000 lekë. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128