E rëndë në Durrës/ Babai i dehur kërcënon me thikë vajzën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Qerret të Durrësit.
Një shtetas i identifikuar si Ardian Varrosi ka kërcënuar vajzën e tij me thikë, në gjendje të dehur.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se e kishte dhunuar më herët vajzën brenda banesës dhe më pas e ka kërënuar me jetë.
E reja ka mundur të shpëtojë nga situata, ndërsa babai, me thikë në dorë, ka hyrë në një banesë pranë shtëpisë së tij duke kërcënuar edhe fqinjët.
Sipas raportimeve fqinjët kanë njoftuar policinë dhe këta të fundit kanë mundur të neutralizojnë agresorin.
Gjatë ndërhyrjes, Varrosi ka goditur veten me mjetin prerës në pjesën e qafës dhe është transportuar me urgjencë në spital ku thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe po mbahet nën monitorim nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128