E rëndë në Durrës/ Zjarr në një magazinë, humb jetën i riu nga Bangladeshi, një tjetër në spital

24 Maj 2026, 09:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Durrës/ Zjarr në një magazinë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00 dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës së subjektit me administrator shtetasin me inicialet S. M.

Si pasojë e flakëve, ka humbur jetën një 25-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, shtetasi me inicialet O. M., i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia. Një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, Ch. Ch., është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Po ndodh...

ide