E rëndë në Greqi, 57-vjeçari shqiptar i jep fund jetës
14 Dhjetor 2024, 18:41 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Amaliada të Greqisë, ku 57-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka shkuar pasditen e djeshme në një fushë në zonë, ka vendosur një litar në një pemë dhe është vetëvarur. Ka qenë shoku i tij, i cili po kërkonte 57-vjeçarin dhe nuk e gjente dot. Më në fund pas disa orësh ai u përball me pamjen macabre, teksa shkoi në vendin e ngjarjes.
Komuniteti lokal u shpreh se 57-vjeçari ishte shumë punëtor dhe bënte shumë punë për të mbijetuar.
Rasti është marrë në ndjekje nga policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 57-vjeçarin shqiptar drejt vetëvrasjes.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
