E rëndë në Greqi, sharra elektrike i merr jetën shqiptarit
24 Shtator 2025, 22:41 / AKTUALITET

Një 50-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Larissa, ku pak para orës 6 të mbrëmjes, ndodhej siper në një pemë duke punuar me sharrë elektrike, raporton media greke Protothema.
Në rrethana të paqarta, 50-vjeçari ka humbur kontrollin e sharrës elektrike që mbante, duke bërë që të rrezohej nga pema dhe mjeti prerës të binte sipër këmbës së tij.
Prerja që shkaktoi sharra ishte në arterien femorale, duke sjellë gjakderdhje të pakontrollueshme, për të rezultuar në vdekjen e tij.
Ambulance mbërriti në vendngjarje dhe e mori të lënduarin, por 50-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





