E rëndë në Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë
11 Prill 2025, 15:29 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Viktima është identifikuar si shtetasi G. D., i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga rënia.
Sipas të dhënave paraprake, G. D. rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


