
E RËNDË/ 43-vjeçari në Kurbin terrorizon qytetarët, i kërcënon me thikë dhe municione në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin ditën e sotme, ku një qytetar ka terrorizuar banorët.
Mësohet se një 43-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal. Policia raporton se ai ka precedentë të mëparshëm të thekuar, i cili terrorizoi qytetarët në Kurbin.
Lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.
Menjëherë pas kallëzimeve të marra, se një shtetas me precedent të theksuar penal të mëparshëm, përbënte rrezik dhe shqetësim për komunitetin (lëvizte me mjet prerës në dorë kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona në zonë), Komisariati i Policisë Kurbin ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rekordet”.
Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin G. D., 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras. 43-vjeçari i kapur, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.
Ky shtetas ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128