E RËNDË / Konfliktohen me thika në lokal, humb jetën 14-vjeçari në Korçë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku sipas policisë dy 14-vjeçarët janë konfliktuar me thikë. I mituri me inicialet E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.
"Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
