Edukatorja i dhunoi djalin, flet babai i 3-vjeçarit: Në darkë kur nusja i bëri dush pa…

23 Janar 2025, 18:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Edukatorja i dhunoi djalin, flet babai i 3-vjeçarit: Në darkë

Flet për herë të parë, Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit privat.

Ai ka treguar se djali kishte 3 muaj që shkonte në kopshtin “Gledis” në zonën e Astirit, më herët ai ishte në një kopsht tjetër nga ku prindërit e kanë hequr pasi edhe atje panë shenja të keqtrajtimit ndonëse siç pretendon Lorenci jo në këto nivele.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.

Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe ka siguruar pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenca Rrapa ka bërë denconimin e saj në polici.

Pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.

Ndërkohë vendodhja e saj nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.

 

Po ndodh...

ide