Ekskluzive/ Dhunohet ekipi i Fix Fare, zbuluan mashtrimin me pulat e ngordhura

22 Mars 2022, 14:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekskluzive/ Dhunohet ekipi i Fix Fare, zbuluan mashtrimin me pulat e ngordhura

Një skandal i vërtet ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Sukth, pranë kompanisë së mbarshtrimit të pulave “Ovidal”.
Burime nga Policia e Shtetit kanë konfirmuar për Alfapres.al, se është kërcënuar me jetë gazetarja e emisionit “Fix Fare”, Antela Lika, si dhe është dhunuar dhe i është thyer kamera operatorit që e shoqëronte.
Mësohet se gazetarja Lika ka shkuar në ambientet e kësaj firme për të verifikuar gjendjen, pas sëmundjes që ka kapur pulat në këtë zonë. Aty ka konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarshtruar me mijëra.

Nëpërmjet fshatarëve të zonës “Fix Fare” ka zbuluar nëpër ara vendin ku kompania në mënyrë ilegale ka groposur pulat e ngordhura, pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa procedurën strikt të dizifektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.
Dyshimet ishin se kompania në fjalë pa lejen e shtetit ka “zhdukur” pulat e ngordhura dhe jo vetëm duke i groposur, por edhe ka hedhur në treg një pjesë të madhe të tyre.

Në momentin që gazetarja Lika dhe operatori i saj po xhironin vendin ilegal ku ishin groposur pulat, përfaqësues të kompanisë (edhe pronarët) kanë shkuar dhe pasi kanë kërcënuar gazetaren duke i thënë se, “je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngordhura”, kanë përdorur forcë ndaj kameramanit dhe kanë thyer krejtësisht kamerën.
Pas kësaj është njoftuar policia e cila është vonuar plot 40 minuta dhe ka mbërritur në vendngjarje, vetëm pas telefonatave të drejtuesit të “Fix Fare” me drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nano dhe ministrin Bledi Çuçi. Ekipi është shoqëruar me makinat e policisë deri afër ambienteve të Top Chanel, ndërsa pritet nisja e një procedimi penal ndaj dhunuesve dhe kompanisë, “kryesisht”. Skandali do të shfaqet i plotë (me pamje dhe investigimin përkatës) këtë mbrëmje në emisioni “Fix Fare”./Alfapress.al

Po ndodh...

ide